Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBrdariç për të ndryshuar 'pllakën', Vllaznia 7 vite pa fitore në Laç

Brdariç për të ndryshuar ‘pllakën’, Vllaznia 7 vite pa fitore në Laç

Laçi dhe Vllaznia përballen të shtunë në 13:45 për javën e parë të Superligës shqiptare. Miqtë nga Shkodra kërkojnë të thyejnë “tersin” në Kurbin, pasi kanë më shumë se shtatë vite që nuk fitojnë ndaj bardhezinjve në Laç.

Fitorja e fundit për shkodranët në fushën e laçjanëve është në 23 marsin e 2014, me gola të Shtubinës dhe Krujës, për rezultain 0-2.

Kjo statistikë shkon në favor të vendasve, me miqtë dhe Brdaric që kërkon të ndryshojë këtë situatë.Megjithate nuk do te jete e lehte.

Sfida e së shtunës pritet me interes për tifozët, për të parë gjendjen e skuadrave pas ndeshjeve evropiane. Duket se Laçi është një “mace e zezë” për shkodranët, që kërkojnë të thyejnë “tersin” dhe statistikat kundër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments