Mesfushori i Interit, Christian Eriksen raportohet se do ketë një ekzaminim mjekësor me kardiologun danez muajin e ardhshëm, ku shpreson që të vazhdojë stërvitjen. Eriksen për momentin është në Milano dhe po kalon pak kohë me familjen, në pritje për të parë nëse karriera e tij futbollistike do vazhdojë apo jo pas incidentit shokues në Euro 2020.

Mesfushori ra pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes se Europianit Danimarkë-Finlandë, dhe u desh ndërhyrja e mjekëve për ta rikthyer në jetë. Doktorët danezë konfirmuan pastaj se Eriksen kishte pësuar arrest kardiak.

“Gazzetta Dello Sport” raporton se mesfushori i Interit do takohet me një kardiolog danez pas një muaji, si dhe mjekët danezë janë në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor të Interit dhe muaji tjetër pritet të jetë vendimtar nëse Eriksen do vazhdojë karrieren futbollistike apo jo.