Çelsi duket se ka nisur nga puna për fazën përgatitore gjatë Botërorit, në mënyrë që të rikthehet në formën e duhur për sfidat e ardhshme të dimrit. Kështu tekniku i “Bluve”, Graham Poter, së bashku me lojtarët që ka në dispozicion, kanë udhëtuar drejt Abu Dabit, për ta zhvilluar aty fazën përgatitore.

Në listën e lojtarëve që udhëtuan me skuadrën ishte dhe emri I sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

21-vjeçari pësoi një dëmtim që u duk pak i rëndë në miqësoren me Italinë dhe nuk dihej nëse do të udhëtonte me skuadrën nga Londra, por duket se shqiptari e ka lënë çdo gjë pas dhje është gati që të stërvitet me shokët e ekipit.

Broja ka marrë një pëlqim të madh nga trajneri Poter, me këtë të fundit që i ka dhënë besim 21-vjeçarit, duke e aktivizuar shpesh si titulllar.