Koreja e Jugut gjithashtu është një surprizë e bukur e këtij Botërori, duke lënë pas në grup Uruguain dhe Ganën, për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ave, aty ku do të përballet me Brazilin.

Interesi drejt lojtarëve koreanë duket se ka qenë menjëherë i madh, teksa yllit të tyre të mbrojtjes, Kim Min-Jae i ka ardhur një ofertë nga Premier Liga.

Bëhet fjalë për Mançester Junajtid, me trajnerin Erik ten Hag që ka shfaqur interes të madh për 26-vjeçarin, i cili gjithashtu po shkëlqen dhe me Napolin në Serinë A, duke i ofruar skuadrës italiane plot 39 milionë paund.

Kjo e fundit duket se nuk ka ndërmend që ta shesë koreanin, por mundësia për të luajtur në Premier Ligë mund t’i ndryuhsojë mendjen mbrojtësit Kim.