Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBroja motivon Shpresat: Për 3 pikë dhe mbarojmë punë!

Broja motivon Shpresat: Për 3 pikë dhe mbarojmë punë!

Kombëtarja U21 e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme rrugën drejt Euro 2023 për grupmoshën e saj, teksa i nisi kualifikueset me fitoren 0-3 ndaj Andorrës.

Për këtë sfidë, trajneri Alban Bushi kishte në dispozicion edhe një si Armando Broja, i cili tashmë konsiderohet si element i ekipit A.

Pikërisht, sulmuesi në pronësinë e Çelsit rezultoi shumë i rendësishëm duke qenë se shënoi golin e parë për kuqezinjtë, ndërsa së fundmi është zbuluar edhe një fjalim motivues i Brojës. Duke i mbledhur shokët e ekipit bashkë, Broja thekson se do të luajnë vetëm për tre pikët.

“Djema sot kjo ndeshje është vetëm për fitore, shkojmë luftojmë siç tha profesori, luajm me topa të shpejtë dhe krosime. Shkojmë për tre pikë, kaq, vetëm tre pikë dhe mbarojmë punë”, përfundoi Broja. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments