Juventus marshon e qetë drejt titullit kampion në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Sarri mposhti në derbi Torinon me rezultatin e thellë 4-1 në duelin e vlefshëm për javën e 30-t në elitën e futbollit italian.

Ronaldo ishte kërcënim i vazhdueshëm gjatë gjithë ndeshjes për mbrojtjen torineze, por portugezi gjeti momentet e duhura për të ndëshkuar kundërshtarët.

Një tjetër detaj për t’u përmendur nga ndeshja ishte thyerja e rekordit të mbajtur nga ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Paolo Maldini, për numrin e ndeshjeve të luajtura në kampionatin Italian.

Portieri i Juves, Gianluigi Buffon e theu këtë rekord me 648 ndeshje të aktivizuara.