Bajerni këtë verë është mjaft aktiv në merkato, por duket se edhe një klub si ata e kanë një limit. Deri tani është afruar Nubel dhe Sane, duke e shndërruar Bajernin në një skuadër thuajse perfekte dhe të frikshme për të gjithë skuadrat e rruzullit. Megjithatë, gjermanët janë shumë perfeksionistë dhe tifozët bavarezë duan Kai Havertz.

Mesfushori i Bajer Leverkusen është një prej më të mirëve të globit në pozicionin e tij dhe Bajerni gjithmonë i mbledh më të mirët, të paktën brenda Bundesligës. Megjithatë, është drejtori Rumenige, i cili ul euforinë dhe lë të kuptohet se tifozët duhet të mjaftohen me ardhjen e Sane këtë verë.

Në një intervistë për mediet gjermnane, “Kaiser” shprehet se Bajerni është goditur nga kriza financiare dhe nuk ka para për të blerë Havertz.

“Dua të jem i qartë. Duke folur financiarisht, ne nuk do të jemi në gjendje ta transferojmë Havertz këtë vit. I gjithë futbolli europian, përfshirë edhe Bajernin, po përballemi me sfida të mëdha financiare dhe do vazhdojmë kështu derisa ta kemi të mundur të luajmë përpara tifozëve tanë në stadium”, u shpreh Rumenige. /vipsport/