Ashtu si në shumë ndeshje të tjera, Mjeshtri i Madh i muzikës Bujar Qamili nuk do të mungojë as pasditen e sotme në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për të ndjekur ndeshjen Vllaznia- Kukësi dhe për të mbështetur skuadrën shkodrane. Ai shpeshherë ka qenë i saktë në parashikimet e tij dhe për këtë arsye, për “Shkodra Sport” nuk ngurron të japë një mendim edhe për sfidën e sotme. “Vllaznia sot fiton me rezultatin 2-0, jam i bindur për këtë”- shprehet “bilbili” i këngës popullore.

Padyshim që të gjithë shkodranët duan dhe shpresojnë tek një fitore e kuqebluve, madje edhe 1-0 megjithatë Bujar Qamili është i bindur se ata do të shënojnë dy herë dhe nuk do pësojnë. Të ndodhë vërtetë kështu? Të presim!

© shkodrasport.com