Vitet e fundit ata që kanë ardhur në Shkodër për të veshur fanellën e Vllaznisë dhe për të luajtur me të, kanë qenë të shumtë. Jo të pakta kanë qenë rastet kur shumica e tyre kanë zhgënjyer duke ikur shpejt pa lënë asnjë gjurmë. Sot, do të debutojnë zyrtarisht me kuqeblutë edhe tre lojtarë të rinj. Bëhet fjalë për Renato Malotën, Sedat Berishën dhe Ergis Mersinin. I katërti i ardhur në merkaton e janarit- Xhevahir Sukaj, nuk është i ri për “Loro Boriçin” sepse është rritur aty dhe të gjithë e njohin mirë se çfarë është në gjendje të bëjë.

Tifozët shkodranë që do jenë sot në stadium dhe që pritet në fakt të jenë të shumtë, presin me interes debutimet e Malotës, Berishës e Mersinit. Karrierat e tyre janë të mira por duhet parë si do përshtaten me ambjentin e ri, me pjesën tjetër të skuadrës megjithatë kanë mbetur edhe pak orë nga prezantimi i tyre.

www.shkodrasport.com