Sulmuesi kosovar që luan për Majorkën, Vedat Muriqi është duke kaluar një sezon fantastik në La Liga. Ai renditet në vendin e dytë në listën e golashënuesve, pas sulmuesit polak të Barcelonës, Robert Levandosvski.

Për këtë arsye ai është vënë nën shënjestër nga gjigantët spanjollë, Real Madrid. Gazetari italian Daimiano Er Faina raporton se “los Blancos” janë të interesuar që ta kenë një zëvendësues të denjë për Karim Benzeman.

Ky i fundit nuk mund të premtojë edhe shumë vite si udhëheqës i sulmit të “Mbretër, prandaj drejtuesit po shohin te gjejne nje lojtar tjeter.

Aktualisht nuk mund të flitet për një afat të afërt të kalimit të futbollistit në “Bernabeu”, por këto zëra mund të konkretizohen shpejt.