Sistemi VAR është tashmë një faktor në kampionatet elitare evropiane, teksa nuk është futur në përdorim vetëm në Premier League. Edhe pse fillimisht mendohej se teknologjia do i vinte më shumë në ndihmë arbitrave për të vendosur mbi episodet e dyshimta sërish polemikat nuk në botën e futbollit nuk kanë të ndalur.

Kështu në ndeshjen e kësaj jave të Bundesliga, mes Shalkes dhe Ejntraht Frankfurt, gjyqtari i ndeshjes vendosi përfundimin e sfidës me shifrat që ishin të regjistruar në barazim 1-1. Megjithatë, edhe pse ndeshja kishte disa sekonda që kishte përfunduar, kjo nuk e pengoi arbitrin kryesor të akordonte 11 metërsh.

Ishte pikërisht sistemi VAR që ndërhyri për një moment të dyshimtë teksa arbitri pasi pa në monitor rastin, megjithë protesta e futbollistëve të Shalkes, vendosi të akordonte penalltinë për Ejntrahtin.

Nga pika e bardhë u paraqit sulmuesi Luka Joviç, i cili u tregua i saktë duke i dhuruar të tijve 3 pikë përtej limitit të lojës. /VipSport/