Asnjë ditë pushim nuk ka pasur te skuadra matjane. Një ditë pas ndeshjes me Kastriotin e përfunduar me barazim 0-0, e gjithë skuadra ka zbritur në fushën e stërvitjes. Ndryshe nga herët e tjera, skuadra është ndarë në dy pjesë.

Futbollstët e formacionit bazë, kanë zhvilluar një seancë shkrythëse, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës seancë me nagrkesë të plotë. Më pas skuadra ju është nënshtruar një analize, ku drejtuesit kanë bërë scanerin e ndeshjes e nje dite më parë.

Sipas trajnerit të skuadrës matjane, Dorian Bubeqi, mësojmë se fokusi i analizës së zhvilluar ka qenë rezultati jo i mirë i arritur në ndeshjen me Kastriotin. “Zhvilluam një analizë me futbollstët. Më tepër jemi fokusuar te rastetet e krijuara dhe mos shfrytëzimi i tyre.

Ashtu si në ndeshjen e parë ndaj Bylisit dhe në ndeshjen ndaj Kastriotit, kishim të njejtin defekt. Duke parë lojën në tërësi, skuadra prodhon lojë e shoqëruar me raste. Jam optimiist se një gjë e tillë do të rregullohet në ndeshjet e ardhëshme” shprehet për Shkodra Sport, numri një i skuadrës matjane, Dorian Bubeqi.

Ndeshja me krutanët është i dyti rradhazi për skuadrën matjane, që ende nuk e ka provuar shijen e golit. “Ndeshja me krutanët kishte dy pamje: Një të parë e barabartë dhe një të dytë që dominuam në të gjitha drejtimet. Krijuam volum loje e shoqëruar me raste të krijuara, por nuk kishim fat”- shprehet ne fund të proncimit të tij, kreu i pankinës Dorian Bubeqi, që ka të dytin sezon që drejton skuadrën matjane.

Të hënën matjanët do të kenë një transfertë të vështirë, për llogaritë e javës së tretë në transfertë do të ndeshen ndaj Vorës.
Nderim GOCI