Skuadra e Burrelit e drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj ka fituar në shtëpi përballë Pogradecit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në “Liri Ballabani”, përfundoi 2-0.
Golat për vendasit u shënuan nga Arnold në minutën e 42-të, teksa për të dytin mendoi Kastrati në të 59-tën. Vlen të theksohet se goli i dytë u “fal” nga Pogradeci pas një gabimi në mbrojtje..
Kështu, matjanët shkojnë në kuotën e 16 pikëve dhe mbajnë vendin e 5-të në tabelë. Në krahun tjetër, me 18 pikë, Pogradeci mbetet në vendin e 3-të në renditje.
Ata po tregojnë se ndaj skuadrave të forta bëjnë mirë, madje sot duhej të kishin edhe të paktën 3-4 pikë më shumë në renditje. Dhe të mendosh që sot për shembull mundën një skuadër si Pogradeci që është e mirëinvesuar, tregon për punën e mirë që bëhet aty.
Burreli 2 – 0 Pogradeci
(Arnold 42′, Kastrati 59′)







