Goli i sulmuesit shkodran Belajdi Pusi nuk i ka mjaftuar Skenderbeut sepse Kastrioti ka mposhtur me përmbysje ditën e sotme koçaret, në ndeshjen e zhvilluan në “Tropical Resort” në Durrës.

Ishin korçarët që kaluan të parët në avantazh me anë të Belajdi Pusit në minutën e 24-te. Sulmuesi shkodran eshte kthyer ne nje pike referimi per repartin ofensiv te Skenderbeut dhe ne sezonin e ri mendohet te shenoje shume gola.

Krutanët përmbysën gjithçka më pas. Ishte Mehmeti që shënoi golin e barazimit në minutën e 41’, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

E dyta nisi përsëri me spektakël, teksa Bardhi përmbysi rezultatin duke shënuar nga penalltia në minutën e 65’. Danaj shënoi të tretin për Kastriotin në minutën e 77’, ndërsa Mensah shënoi golin e dytë për Skënderbeun në minutën e 85’.

Një ndeshje me të vërtetë spekatkolare, ku të dyja skuadrat u shfaqën shumë mirë, me trajnerët që po përgatiten para fillimit të kampionatit, i cili për shkak të bojkotit pritet të fillojë pas ndeshjeve kombëtare.

SKËNDERBEU 2-3 KASTRIOTI

Pusi 24′, Mensah 85′ / Mehmeti 41′, Bardhi (11-m) 65′, Danaj 77′