Mjafton te ndjekesh nje seance stervitore apo nje ndeshje te ekipit Vllaznia U19 dhe do te vesh re me lehtesi nje futbollist qe spikat nga te tjeret.

Ne rradhe te pare per floket e tij te gjate dhe bjond, por edhe per menyren si luan. E kemi fjalen per futbollistin Mersian Muliu i cili po spikat me performancen e tij. Nje lojtar teknik, i zgjuar dhe qe e njeh mire porten kundershtare.

I datelindjes 8 mars 2002, Mersiani zgjedh qe te merret me futboll dhe ne moshen 10 vjeçrare rregjistrohet tek Akademia Rozafa. Me pas do te luaje edhe me ate “SHpresa” dhe me AAS, nderkohe qe me ekipin e paraterinjve do te kalonte tek Vllaznia ku shfaqet si protagonist me lojen dhe golat qe shenon.

Nderkohe sezonin e kaluar ka qene serish pjese e AAS me ekipin U19 dhe ndonese me nje ditelindje me te vogel, spikat me performancen qe ben ne kampionatin e kategorise Superiore.

Sivjet eshte rikthyer te Vllaznia serish duke u vene ne dispozicion te trajnerit Luan Zmijani dhe gjate kesaj periudhe pergatitore ka spikatur me performancen e bere.

Muliu eshte nje lojtar shume i dobishem per manovren sulmuese dhe mund te luaje ne çdo pozicion, si ne maje te ketij reparti ashtu edhe si sulmues krahu.

Nga menyra si stervitet dhe dhuntite qe ky lojtar ka, mund te jete nje element me vlere per te ardhmen e ekipit te pare te Vllaznise, megjithate i duhet te vazhdoje te punoje fort sepse vetem ne kete menyre mund te jete i vlefshem per kuqeblute./SHKODRA-SPORT.COM/