Në ndeshjen e rradhës me ekipin e Teutës, trajneri Josa është e sigurtë se nuk do ketë në dispozicion mesfushorin Edon Hasani. Ai ka pësuar një dëmtim në stërvitje dhe për rrjedhojë nuk do mundet të jetë i gatshëm për këtë takim. Vetë trajneri duke folur në lidhje me këtë lojtar ka thënë: “E quaj mungesë të rëndësishme sepse e mendoj këtë lojtar pjesë të skuadrës dhe si i tillë, ka vlerën e vet” megjithatë në krah të majtë, aty ku është aktivizuar Hasani, pritet që në ndeshjen ndaj durrsakëve të luajë Bardulla, një tjetër futbollist i ri që po debuton në këtë kampionat për Vllazninë. Edon Hasani eshte nje futbollist qe keto dy sezonet e fundit gjithnje ka dhene kontributin e tij tek skuadra pavaresisht moshes se re dhe per rrjedhoje, mungesa e tij ne ndeshjen e neserme mund te ndihet.