Në Kategorinë e Parë janë shumë klube që kanë investuar, ndërsa klubi i Burrelit, si rrallë në vitet e fundit, këtë verë ka bërë merkato duke afruar shumë futbollistë cilësorë, e madje edhe lojtarë që kanë qenë titullarë në sezonin e shkuar në klube të njohura të Superiores sonë, apo dhe në Kosovë.
Me uljen e trajnerit Samuel Nikaj, brenda 2-3 javëve, skuadra nisi të marrë formë dhe tani matjanët kanë me të vërtetë një ekip me pretendime për Superioren.
Burreli mund të bëj edhe ndonjë afrim tjetër, ndërsa infrastruktura është në kushte mjaft të mira, në saj edhe të rikonstruksionit që i është bërë stadiumit “Liri Ballabani” vitin e shkuar.
Mbështetja e Bashkisë së Burrelit pritet që të jetë maksimale, ndërsa duket se Nikaj ja ka marrë dorën me ngjitjen e ekipeve në elitë…/Vipsport/