Do luhen ditën e sotme 3 ndeshjet e javës së 18-të të Grupit A në Kategorinë e Parë. Burreli do të presë në shtëpi Orikun ku do të tentojë të marrë 3 pikë për të parakaluar Dinamon kryesuese.

Diferenca me blutë e kryeqytetit është vetëm një 1 pikë dhe një fitore sot, Burreli do të merrte përkohësisht vendin e parë në pritje të sfidës së Dinamos ndaj Korabit.

Një tjetër sfidë interesante është ajo mes Besëlidhjes së dhe Veleçikut. Vendasit ndodhen në vendin e 6-të dhe një fitore mund të ngjiten në klasfikimit, ndërsa nga ana tjetër, Veleçiku lufton për mbijtesë.

Takimi i 3-të do të jetë, Partizani B-Vora. Të kuqtë luajnë për mbijetesë dhe 3 pikë sot janë detyrim. Një ndeshje e vështirë duke parë se Vora po bën nëj sezon të mirë dhe ndodhet në vendin e 4-të momentalisht. Të gjitha këto takime do të luhen në orën 13:30./newsport/