Vllaznia nuk ia ka dale te fitoje finalen e pare te kampionatit, ate ndaj Partizanit teksa eshte mundur me set final ne “Qazim Dervishi”. Permes shume emocionesh kane qene te kuqte qe kane triumfuar ne fund, por duhet thene ne fakt se shkodranet kane protestuar gjate ne fundin e ndeshjes tek komisari i Federates dhe arbitrat e tij per disa vendime te dhena prej tyre.

Kuqeblute e filluan mire ndeshjen duke fituar setin e pare ne shifrat 25-20 dhe po ashtu edhe në të dytin udhëheqin deri në njëfarë mase, por në fund ka qenë Partizani ai që ka fituar 26-24 dhe duke barazuar setet në 1-1.

Në të tretin është Vllaznia që luans sërish më mirë dhe ndonëse seti shkon me rivalitet deri në fund, është ajo që e fiton atë 25-23 duke kaluar përsëri ndeshjen në anën e saj fatin e ndeshjes, por nuk do të mbaronte këtu.

Në të katërtin, është Partizani që luan më mirë dhe fiton 25-21 duke e çuar takimin në set final. Edhe në të janë të kuqtë që e administrojnë më mirë avantazhin e krijuar që në fillim duke fituar në fund 15-12 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-2.
© shkodrasport.com