Vllaznia ka marre nje fitore me shume vlere pasditen e sotme ndaj Partizanit ne shifrat 1-0, fale golit te shenuar nga Liridon Latifi qe ne pjesen e pare.

Por kjo fitore dhe ky sukses ka patur brenda edhe disa probleme per ekipin shkodran. Dalja me karton te kuq e Krymit e vuri skuadren ne veshtiresi per rreth 30 minuta, por jo vetem kaq.

Ai do te jete nje mungese shume e rendesishme edhe per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje diten e diele ndaj Skenderbeut po ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Por ajo e Krymit nuk do te jete e vetmja. Perpos tij do te mungoje edhe kapiteni Gurishta. Ai eshte ndeshkuar me karton te verdhe, i cili ishte i katerti per te dhe si rrjedhoje do te mungoje ne sfiden e rradhes.

Zevendesimi i tyre padyshim qe eshte diçka jo e lehte per stafin teknik, megjithate do te rikthehet Aralica dhe tashme duhet pare sesi trajneri Brdariç do t’i zevendesoje Krymin e Gurishten./SHKODRA-SPORT.COM/