Nga Fabiola CAKA

Nje rrugetim i mbushur me lodhje, pune, emocione dhe me e rendesishmja, me kurorezimin ne vendet e para ishte ai i klubit shkodran Atletik, ne Turneun e Paqes te zhvilluar ne Roverett- Itali.

Ne pamundesi per shkak te pandemise per te marrur pjese me te gjitha ekipet, Atletik Klub Shkodra u nis me besimin e plote per fitore drejt Roverettos me grupmoshat U9, U11 dhe ekipin e pare te femrave.

Akomodimi ne periferi te qytetit u be i mundur menjehere pas mberritjes, per te rikuperuar energjite ne ndeshjen e pare te turneut diten tjeter.

Fale nje menaxhimi te mire nga menaxheri i Klubit Luan Guri, nje rregull i duhur i vendosur nga kryetrajneri Elis Ligataj si dhe trajneret perkates te ekipeve, beri qe jo vetem nje por te tre ekipet pjesmarrese te korrnin fitore.

Pas zhvillimit te disa ndeshjeve, emocionuese ishin finalet te cilat u zhvilluan ne stadiumin e Roverettos me pjesmarrjen e me shume se 1000 tifozave ku shume prej tyre ishin shqiptare vendas ne mbeshtetje te skuadrave te Atletik.

Ekipet shkodrane dhane maksimumin ne fushe duke provuar se Shqiperia dhe sidomos Shkodra, edhe pse nje vend i vogel ka elemente premtues per te ardhmen.

Keshtu, kthimi me 3 kupa ne Shkoder vjen me buzeqeshje e lumturine e femijeve dhe jo vetem te atyre, por edhe te femrave te cilat akoma nuk kane mbushur vitin e krijimit si skuader.