Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBuzëqesh Gasperini, Gjimshiti pritet të jetë gati për ndeshje kundër Leipzig

Buzëqesh Gasperini, Gjimshiti pritet të jetë gati për ndeshje kundër Leipzig

Gasperini ka marrë një lajm të mirë ditën e sotme, teksa mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka “shkelmuar” dëmtimin dhe tashmë pritet të jetë gati për ndeshjen që Atalanta do të luajë me Leipzig në çerekfinalen e kthimit në Europa League.

Mbrojtësi i bergamaskëve u dëmtua në ndeshje me Napolin që u zhvillua në Seria A më 3 prill, teksa tashmë do të jetë një “armë” plus për teknikun e skuadrës italiane ndaj gjermanëve në Europa League.

Në sfidën e parë ndaj gjermanëve, italianët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, megjithatë në shtëpi do të kërkojnë të marrin maksimumin për të prerë biletën e gjysmëfinales.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments