Nata e sotme pritet te jete e veçante sepse ne ringun e “Feti Boroves” do te ngjiten boksieret me te mire shqiptare ne nje aktivitet krejtesisht te veçante te boksit profesionist, te emertuar “Grushti i Hekurt”. I organizuar dhe mbeshtetur nga promotori i boksierit shkodran Nelson Hysa, pikerisht amerikani Briget, kjo mbremje pritet te dhuroje shume emocione.

Do te zhviillohen 9 ndeshje dhe ne ring ne 4 prej tyre do te jene edhe boksieret shkodrane. Keshtu i pari prej tyre ne ring do te ngjitet Senad Drini, per t’i lene vendin me pas Armando Grishajt e me tutje Arjon Kajoshit, nderkohe qe “qershia mbi torte” do te jete ndeshja e Nelson Hyses qe eshte edhe “ndeshja e mbremjes”.

Ai do te kete perballe boksierin nga Namibia Vikapita Meroro dhe do te diskutojne fitimin e gjerdanit te arte te Federates UBO (Universal Boxing Organization).

Hysa aktualisht mban vendin e 177-te ne ranglisten boterore dhe padyshim qe ne rast fitoreje do te ngjise shume shkalle ne kete renditje. Ai ka nje mbeshtetje te madhe te nje stafi te gjere, me ne krye promotorin Briget dhe me shume siguri qe do te kete edhe shume arritje te tjera ne boksin profesionist./SHKODRA-SPORT.COM/


PROGRAMI I NDESHJEVE

1. Viktor Mihailovic (Mali i Zi) vs Branko Kenjalo (Bosnje- Hercegovine)

2. Krenar Zeneli (Shqiperi) vs Aleksandar Zavisic (Bosnje- Hercegovine)

3. Senad Drini (Shqiperi) vs Milos Kuvac (Bosnje- Hercegovine)

4. Ardit Murja (Shqiperi) vs Amel Suvalic (Bosnje- Hercegovine)

5. Muhamet Qamili (Shqiperi) vs Nestor Maradiaga (Nikaragua)

6. Armando Grishaj (Shqiperi) vs Stanislav Gudz (Moldavi)

7. Arjon Kajoshi (Shqiperi) vs Ivans Levickis (Letoni)

8. Denis Nurja (Shqiperi) vs Alexandru Cotofan (Moldavi)

9. Alban Barmeta (Shqiperi) vs Eduards Vaisa (Letoni)

10.Alban Beqiri (Shqiperi) vs Vasile Negara (Moldavi)

11. Nelson Hysa (Shqiperi) vs Vikapita Meroro (Namibi)