Dita e sotme do te jete shume e ngarkuar per sportdashesit shkodrane. Ne oren 14.00 ata do te jene ne stadiumin “Loro Boriçi” per te ndjekur ndeshjen e Kupes se Shqiperise te Vllaznise me Flamurtarin.

Me pas, ne oren 17.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do te nise takimi i Liges Ballkanike ne basketboll per meshkuj ne mes Vllaznise dhe bullgareve te Akademic Bultex.

Duke e patur mendjen tek futbolli dhe basketbolli, ndoshta “i kemi rene ne qafe” volejbollit te meshkujve, i cili sonte ka nje takim shume te rendesishem per te luajtur, po ne Shkoder.

Ne oren 19.00 eshte planifikuar te luhet takimi i kthimit i turit gjysmefinal te Kupes se Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Erzenit. Takimi i pare i luajtur ne Shijak eshte fituar nga vendasit 3-1 por duhet thene se shkodranet kane bere nje ndeshje shume te mire dhe mund te ishin edhe ata fitues te saj.

Kane ndikuar ne kete rezultat edhe disa vendime te arbitrave megjithate, sonte kuqeblute e trajnerit Ermal Kraja do te kene mundesine te tregojne veten dhe te synojne kualifikimin per ne finale te ketij kompeticioni.

Vllaznise i duhet te fitoje 3-0 ose edhe 3-1 por me nje diference pikesh ndaj kundershtarit sepse ne rast te tille per te percaktuar ekipin finalist hyjne ne loje piket. Ky grup lojtaresh qe ka ne dispozicion ekipi shkodran aktualisht ka treguar se di te fitoje dhe prandaj shpresat jane per ta pare ate ne finale.
www.shkodrasport.com