Vleresim maksimal ne kampin shkodran per sfiden e sotme per kupe ndaj Flamurtarit. Vete klubi Vllaznia ka bere te ditur se nuk ka asnje nenvleresim per kete takim dhe kete e tregon me se miri fakti qe trajneri Jonuz ka grumbulluar te gjithe lojtaret qe ka ne dispozicion per kete ndeshje.

Ja çfare shkruhet ne faqen e klubit kuqeblu:

“Vllaznia dhe Flamurtari do të ndeshen sot në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, por këtë herë në kuadrin e takimeve të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Ato do të luajnë me njëri- tjetrin takimin e parë të turit të dytë të këtij kompeticioni.

Ekipi shkodran i ka kushtuar vëmendje maksimale kësaj sfide dhe këtë e tregon më së miri fakti se stafi teknik ka grumbulluar të gjithë lojtarët që ka në dispozicion.

Nga ana tjetër, ka nisur edhe shitja e biletave për këtë sfidë dhe çmimet e biletave do të jenë si më poshtë:
Tribuna C 100 lekë
Tribuna D 200 lekë
Tribuna A-B 300 lekë
Tribuna VIP 500 lekë

KF Vllaznia fton tifozët të jenë në shkallët e stadiumit për të vijuar mbështetjen ndaj skuadrës tonë edhe në këtë kompeticion ku padyshim që kemi objektiva për të shkuar sa më larg”.