Viktor da Silva është stërvitur dje për herë të parë me pjesën tjetër të skuadrës që pas dëmtimit që pësoi në muajin e kaluar.

Fantazisti brazilian duket se e ka marrë veten plotësisht dhe nuk është çudi që të luajë pak minuta në takimin e së shtunës ndaj Skënderbeut.

Për këtë ndeshje Plori nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin Ardit Krymi dhe sulmuesin Fahrudin Gjurgjeviç, të cilët kanë plotësuar numrin e kartonëve.

Objektivi i Vllaznise padyshim qe do te jete nje dhe i vetem, fitorja e kesaj ndeshje dhe tentimi deri ne fund per te zene nje vend qe e çon ate ne Kupat e Europes permes kampionatit ne menyre qe finalen e Kupes ta luaje pa presion.