Raporti mjekësor para takimit në Champions ndaj Atletikos së Madridit, sjell dy lajme të mira për Juventusin.
Gonzalo Higuain dhe Miralem Pjaniç, kanë marrë konfirmim nga mjekët se nuk kanë asgjë serioze, pas shqetësimeve ndaj Fiorentinës, dhe Sarri do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e së mërkurës.
Ndërkohë, më delikat duket situata e brazilianit Duglas Kosta. Braziliani ka pësuar një problem muskulor në kofshë, dhe për të do të nevojiten të paktën 15-20 ditë para se të rikuperohet. Vendin e tij pritet ta zërë Bernardeski në fushë, me Dibalën sërish të destinuar për të qëndruar në stol.
Gjithsesi, Sarri mund të mos rrezikojë as me boshnjakun Pjaniç, dhe një fanellë nga minuta e parë mund ta marrë edhe Bentankur. Sidoqoftë, zgjedhjet i takojnë Sarrit, duke parë edhe stërvitjen e nesërme të lojtarëve./panorama-sport/