Pas shpërthimit të Koronavuirusit në Itali, ishin 3 futbollistë të Juventusit që rezultuan pozitivë dhe u futën menjëherë në karantinë.

Daniele Rugani ishte i pari dhe pas tij pozitivë me këtë virus rezultuan edhe Dibala me Matuidi.

Megjithatë ditën e sotme Juventusi ka dhënë një lajm shumë të mirë, teksa njofton se Rugani dhe Matuidi e kanë kaluar virusin dhe tani kanë dalë negativë.

Një lajm ky shumë i mirë për të gjithë te “Zonja e Vjetër”, teksa tashmë pritet edhe përgjigjja edhe për Dibalën, për të qenë kështu e gjithë skuadra e pastër.