Ernest Gjoka u largua një javë më parë nga ekipi i Vllaznisë, 2 javë parë përfundimit të kampionatit.

Pas largimit, Gjoka nuk ka dalë në një prononcim, teksa nuk ka qenë aktiv as në rrjetet sociale. Por sot, trajneri ka vendosur të bëhet i gjallë.

Gjoka ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku duket bashkë me familjen e tij, në Greqi. Trajneri ka vendosur të kalojë disa ditë pushime në vendin fqinj.

Gjithsesi nuk përjashtohe mundësia që Gjoka të drejtojë një ekip në Greqi./newsport/