Pasditja e sotme ka përfunduar me ogur të mirë për Vllazninë. Pas fitores jetike 2-1me Kukësin, shkodranet i mbajnë sytë nga Partizani javën e ardhshme ku do të zgjidhet cdo gjë për qëndrimin në Superiore.

Ironikisht fati i kuqebluve është në dorë “Demave të Kuq” pasi kryeqytetasit do të luajnë aktin e fundit të këtij sezoni ndaj Kamzës, që e sheh veten pranë humnerës së rrëzimit në Kategorinë e Parë.

Kamzalinjtë hodhën hap fals në fushën e tyre, kundër Laçit duke i dhënë shpresa shkodranëve për të qëndruar me këmbë në Superligën shqiptare.

Vllaznia udhëton javën e ardhshme në Korçë dhe nuk i falet asnjë gabim, ndërsa duhet të luten për një mrekulli në Tiranë.

Të kuqtë sollën panik dhe frikë te shkodranët teksa fituan pastër ndaj Vllaznisë 2-0 duke sjellë furtunë në pankinën shkodrane kur Ernest Gjoka la detyrën e trajnerit në momentin më delikat të historisë së Vllaznisë.

Të dyja ekipet ndahen me 2 pikë dhe cdo skenar është i mundshëm për qëndrimin në Superiore për të dyja kampet./newsport/