Megjithëse ekipi i Burrelit është grumbulluar ditën e hënë ku nisi zyrtarisht stërvitjen, matjanët kanë mbyllur afrimet e reja, duke bërë kështu që merkatoja e këtij sezoni të shkojë drejt mbylljes.

Këtë të mërkurë kanë firmosur dy futbollist të rinj të cilët mbyllin lojtarët që vijnë nga ekipet e tjera. Trajneri Samuel Nikaj në bashkëpunim me Administratorin e Klubit, Bajram Ballabani dhe drejtorin teknik Klevis Gjoka, kanë zyrtarizuar emrat e rinj të cilët do të jenë pjesë e skuadrës në sezonin 2020 – 2021.

Me Burrelin do të luajë mesfushori shkodran Uendi Veçaj i cili sezonin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit të Laçit. Po ashtu, ekipi ka gjetur plotësuar edhe repartin më të rëndësishëm në fushën e lojës, sulmin. Pozicionin e sulmuesit do ta mbajë shkodrani tjeter Jasmin Raboshta.

Edhe ky nuk është një emër i panjohur pasi ka një karrierë të suksesshme në kampionatin shqiptar të futbollit.
Këto dy emra i japin fund sportistëve të rinj për Burrelin që nuk kanë qenë pjesë e ekipit në sezonin që lam pas.

Skuadra do të ketë një listë përfundimtare, pasi do të përbëhet edhe nga futbollistët vendës. Për shkak të kohës së shkurtër deri në fillimin e kampionatit, ekipi pritet t’i nënshtrohet një stërvitje intensive në mënyrë që të punohet me lojën në grup./mattv.al/