Sot kane qene 45 minutat e tij te para me fanellen e Vllaznise dhe e ka nisur mbare duke shenuar te vetmin gol ne miqesoren 56 minuteshe ndaj Kastriotit.

Sulmuesi brazilian Victor Mathaues Da Silva Matos ne minuten e 44-te te ndeshjes, ka marre nje top te bukur ne zone nga vlonjati Hoxhaj dhe balle per balle portierit Puja te Kastriotit, nuk ka ngurruar ta dergoje ate ne rrjete.

Nje veprim qe eshte duartrokitur nga stafi teknik por edhe ato pak tifoze qe kane qene te pranishem ne stadiumin “Redi Maloku” te Fushe- Krujes.

Megjithate braziliani ne kete ndeshje te pare me Vllaznine nuk ka lene pershtypje te mire vetem per golin. Ai ka spikatur me lojen e tij, me pasimet dhe menyren si e kerkonte topin.

Te gjithe keto elemente padyshim qe e bejne ate nje element te rendesishem te kesaj skuadre dhe sjelle shprese per sulmin e Vllaznise se ketij sezoni.

Lojtari anesor jo me kot vite me pare ka debutuar ne Seria A italiane dhe pavaresisht karrieres se tij te metejshme, tregoi se di te luaje futboll dhe per kete arsye, tek Vllaznia kane shume besim tek aftesite e tij.
www.shkodrasport.com