Vllaznia ka lene pas diten e sotme dhe nderkohe neser pasdite do te zhvilloje nje seance te fundit para ndeshjes se Kupes, asaj qe do te luaje diten e merkure ne Burrel ndaj skuadres vendase.

Nga ajo çfare mesohet, kuqeblute ne kete ndeshje do te tentojne te marrin nje rezultat sa me te mire ne menyre qe ta kene te lehte pastaj ne sfiden e kthimit per t#u kualifikuar per ne turin e dyte te ketij kompeticioni.

Sakaq, stafi teknik eshte duke menduar edhe per 11-shen qe do te hedhe ne fushe ne kete takim teksa trajneri Jonuz ka nder mend t’i krijoje me shume hapesira lojtareve te cilet nuk kane luajtur aq shume ne keto ndeshjet e para te ketij sezoni.

Kjo do te thote se do te kete ndryshime duke filluar nga porta ku mund te luaje nga minuta e pare Laço, pse jo edhe Qarri, e me rradhe ne fushe do te jene edhe Ruqi, Ristevski, Lekaj, Repaj, Cojocaru, Bardulla, por mund te luajne edhe Emerson, Wenderson si dhe Ramadani i cili do te mungoje te dielen ndaj Luftetarit per arsye kartonash, por mund te luaje kete here sepse ka nevoje per me shume minuta ne kembe.

Ndeshja me Burrelin eshte nje test per te gjithe keto lojtare sepse stafi teknik mund te bindet per aftesite e tyre dhe pse jo, mund edhe te krijoje besim per aktivizim ne ndeshjet e kampionatit.
www.shkodrasport.com