Veleçiku e ka nisur jo mire sezonin e ri por ne vazhdim te tij mund te kete shansin te ndeshet me ekipe me shume emer ne futbollin shqiptar. Fillimisht me Flamurtarin dhe me pas ndoshta edhe me Vllaznine.

Kjo ne kuadrin e ndeshjeve te Kupes se Shqiperise. Te merkuren koplikasit do te luajne ndaj vlonjateve ndeshjen e pare te turit te pare te Kupes se Shqiperise, ndeshje kjo qe do te zhvillohet ne fushen sportive “Reshit Rusi” te Shkodres.

Djemte e Malesise se Madhe kane mundesine te shfrytezojne momentin jo te mire qe po kalojne vlonjatet dhe pse jo te synojne kualifikimin. Gjithçka mund te ndodhe nese te merkuren ata marrin nje rezultat pozitiv.

Interesant eshte fakti se ne rast kualifikimi, Veleçiku ne turin e dyte do te gjente Vllaznine. Padyshim qe sfidat do te dhuronin emocione ne “derbin” e Veriut dhe pse jo edhe ndonje rezultat surprize.

Trajneri Besnik Duli pas ndeshjes se pare te kampionatit te humbur 0-3 ndaj Erzenit u shpreh se skuadra i ka mundesite per te bere mire dhe nga ndeshja ne ndeshje do te vinte duke e rritur nivelin e saj. Kete gje ne fakt duhet ta demostroje prej se merkures ne nje takim qe me shume ka vlere prestigji per ta sepse do ndeshen me Flamurtarin e emrit te madh dhe nje fitore ndaj tij do ta çonte ne histori kete ekip.
www.shkodrasport.com