Bylis vazhdon merkaton dhe të përforcojë ekipin disa ditë para fillimit të kampionatit. Klubi ballshiot kërkon rikthimin në Superiore dhe për këtë duhen blerje efektive.

Sipas “Futbolli në Shqipëri”, Bylisi ka arritur akord me një mesfushor me tipare sulmuese. Bëhet fjalë për Leonel Rivas, argjentinasi që së fundmi mbylli aventurën me ekipin grek të Almopos.

23-vjeçari më parë është aktivizuar me ekipe të vendit të tij si CA Talleres dhe Ros Central.

Mesfushori Rivas shihet si përforcimi ideal nga drejtuesit e klubit ballshiot dhe trajneri Bellai për repartin e mesfushës dhe sulmit.