Bylis luan ditën e nesërme në stadiumin “Adush Muça”, në orën 16:00 përballë Vllaznisë në sfidën e fundit të Superligës. Ballshiotët kërkojnë vetëm fitoren për objektivin e mbijetesës. Momentalisht ata ndodhen në vendin e 9-të në kuotën e 38 pikëve, 2 më pak se Erzeni i vendit të 8-të.

Të besuarit e Naxhi Shensoit do kërkojnë fitoren për të arritur në vendin e Play Outit. Ndeshja me kuqeblutë do të jetë vendimtare nëse Tirana do të mposhtë shijakasit. Në këtë mënyrë klubi i Bylisit ka kërkuar mbeshtëtjen e tifozëve për këtë përballje.

Nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtar në Facebook, ata i kërkojnë tifozëve të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit sido që të shkojë.

Postimi i FK Bylis:

Sido që të shkojë, ne ju duam në shkallët e stadiumit!

Nesër, ora 16:00, nis ndeshja kundër Vllaznisë!