Bylisi ka mposhtur Vorën në sfidën e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Ekipi i Mirel Josës ia doli me rezultatin 2-1 përballë debutuesve të Superiores.

Bylis duhet të luante nga minuta e 17-të me një lojtar më pak, pasi kapiteni Marin Abazaj u largua me karton të kuq. Gjyqtari Ditmar Grimci e largoi Abazajn nga loja, pas faullit të shkaktuar ndaj Karricës.

Kur pritej që gjithçka të vijon në favor të miqve, çuditërisht Bylisi vazhdoi të ishte më kërkues dhe menjëherë kaloi në avantazh. Rrugën e rrjetës e gjeti Ualison.

Barazimi i Vorës erdhi në minutën e 57-të nga Karrica. Gjyqtari anësor sinjalizoi për pozicion jashtë loje fillimisht, por VAR ndërhyri që goli të ishte i rregullt.

E njëjta situatë si një pjesën e parë u përsërit, ku Bylisi dhe pse në inferioritet numerik vazhdonte më kërkues. Golin e përmbysjes së rezultatit e solli Sanogo, që detyroi portierin Ruçi të shkaktonte autogol.

BYLIS 2-1 VORA

22′ Ualison, 77′(ag) Ruçi – 57′ Karrica