Pas viteve 90-të, Bylisi ndër lojtarët e preferuar ka pasur vlonjatët, kuçovarët, fierakët, por edhe shkodranët më së shumti që në Ballsh, në dy dekadad e fundit kanë qenë të shumtë.
Madje, mund të themi se i pari ka qenë mesfushori trupmadh Nuri Rexha, nga Kopliku (sot shef klubi te Veleçiku), që fillimet i pati me moshat e Vllaznisë dhe veshi më pas fanelën e skuadrës mallakastriote në Kategorinë e Dytë.
Mandej, luajti në Superiore, duke mbajtur një peshë në mesfushë, e duke shkuar deri në Kupat e Europës me Bylisin. Për më shumë se një dekadë Nuri Rexha, u bë shkes që në Ballsh të vinin edhe të tjerë lojtarë shkodranë, mes tyre Edi Kraja, apo Brikeno Bizi.
Ndërsa si trajner Hysen Dedja, një emër i njohur në trajningun shqiptar drejtoi mallakstriotët në sezonin 1998-1999, për një pjesë të kampionatit. Madje, Dedja si trajner është i vetmi shkodran që ka drejtuar Bylisin që kur është themeluar skuadra mallakastriote.
Por, jo vetëm këta, një katërshe zbarkuan në Ballsh në verën e vtit 2000, Ilir Dibra ish-lojtar i Kombëtares në atë kohë dhe titullarë në turneun “Rothmans” të Maltës 2000, Alban Volumi e Altin Xhahysa së bashku me Astrit Premçin.
Katër shkodranë që dhanë një kontribut të çmuar në Ballsh, ndërsa pas tyre te Bylisi ishin edhe Bruno Kepi, Rejnaldo Terolli, apo dhe të tjerë…./vipsort/