Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORECaktohet data, ja kur do të luhet ndeshja e Kupës Vllaznia- Pogradeci

Caktohet data, ja kur do të luhet ndeshja e Kupës Vllaznia- Pogradeci

Vllaznia do ta nisë vitin 2026 me ndeshjen e parë, atë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Siç është bërë e ditur, kundërshtar i saj në këtë tur të këtij kompeticioni do të jetë Pogradeci. Ky i fundit vërtetë merr pjesë në kategorinë e parë, por është një nga pretendentët për në Superligë dhe si rrjedhojë duhet patur kujdes ndaj tij.

Sektori i Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që kjo ndeshje të luhet të shtunën e datës 10 janar në ora 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

16 skuadra do të zbresin në fushë për ndeshjet e vlefshme për raundin e 3-të. 3 sfida do të zhvillohen në orën 13:00, 4 do të luhen në orën 16:00, ndërsa për duelin Dinamo-Besa nuk është vendosur ende orari. Ndeshjet e këtij turi do të luhen vetëm me një takim dhe skuadra që fiton kalon në turin tjetër.

E shtunë 10.01.2026

Dinamo-Besa(i pa caktuar orari)

Tirana-Skënderbeu(13:00)

Partizani-Burreli(13:00)

Bylis-Laçi(13:00)

Teuta-Vora(16:00)

Vllaznia-Pogradeci(16:00)

Egnatia-Apolonia(16:00)

Elbasani-Flamurtari(16:00)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments