Beselidhja e Lezhes ka zgjedhur daten 1 gusht per startin e pergatitjeve per sezonin e ri futbollistik 2023-2024. Vendimi i Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se qe kampionati i kategorise se dyte ku do te marre pjese kjo skuader, te startoje me 23 shtator, ka bere qe edhe drejtuesit lezhjane te vendosin per nisjen e pergatitjeve.

Per trajnerin Dritan Smajli, shtate jave ne dispozicion jane mese te mjaftueshme per ta pergatitur si duhet skuadren per sezonin e ri dhe prandaj gjithçka do te startoje ne diten e pare te muajit qe vjen.

Fokusi per momentin tek drejtuesit e Beselidhjes eshte perqendruar tek kompletimi i ekipit me kontigjentin e duhur te lojtareve me te cilet do te synohet arritja e objektivit, rikthimi serish ne kategorine e pare te futbollit shqiptar.

Stafi pikesepari ka mbajtur ne skuader lojtaret kyç te sezonit te kaluar si kapitenin Dibra e Hepaj, ndersa ka bere edhe merkato duke marre tre lojtare cilesore nga ekipi i Veleçikut, pikerisht portierin Kaçaj, mbrojtesin Elbasani dhe mesfushorin Bardulla.

Beselidhja duket se ka nje angazhim serioz per sezonin e ri dhe ne kete angazhim eshte perfshire perveç presidentit edhe Bashkia Lezhe dhe synimi eshte ngjitja ne fund te sezonit serish ne kategorine e pare./SHKODRA-SPORT.COM/