Pavarësisht momentit që po kalon ekipi, Bejleri gjen sërish optimizmin t’i bëjë thirrje tifozëve ta mbështesin ekipin që kryeson që nga java e parë, që të rikthehet tek loja me nivel dhe fitoret e padiskutueshme, që do bënin realitet ëndrrën e tifozerisë shkodrane, sepse “Vllaznia asht dashni pa kushte”, citon Bejleri.

Sidrit këtë radhë i dedikoi skuadres se tij te zemres një himn dashurisë së patjetërsueshme mes çiftit Shkodër-Vllazni. Nderkohe ka reaguar ne lidhje me kete gje edhe sponsori i klubit shkodran Alban Xhaferi qe eshte njekohesisht edhe mbeshtetesi kryesor per kete projekt.

“Dëshiroj t’ju përshëndes të gjithë dashamirësve ❤️💙 me këtë dhuratë, ideuar nga miku im Sidrit Bejleri dhe mbështetur nga unë për të gjithë ata që e duan me zemër Vllazninë, historinë e saj dhe të gjithë ata që kontribuan ndër vite për të.
Falenderoj përzemërsisht Sid Bejlerin për muzikën, tekstin dhe zemërgjerësinë.

Mjeshtrin Shpëtim Saraçi, regjisorin Eduart Grishaj, kryetaren e bashkisë dhe të gjithë ata që iu bashkuan këtij projekti!

Duke shpresuar që ne të vazhdojmë të rritemi, duke u përmirësuar vazhdimisht, me objektivin e vetëm #rikthimteksuksesi, kjo këngë dhe të tjera për “Vllazninë” të vazhdojnë të këndohen gjithmonë brez mbas brezi!”- shkruan Xhaferi.