Nga Andi Gjurgjej

Çdo barazim apo humbje rendon shume te Vllaznia per vete objektivat qe kjo skuader ka kete edicion sepse ne Shkoder pritshmerite jane te medhaja kur behet fjale per trofe. Disfata e fundit ndaj nje rivali direkt si Teuta la nje shije te hidhur ne kampin shkodran ku drejtuesit e saj prisnin qe skuadra te rikthehej serish ne shinat e suksesit.

6 pike ne 7 ndeshje te cilat perkthehen ne 1 fitore dhe 3 barazime te arritura, ne pamje te pare te duken teper pak per nje ekip qe pretendon fitimin e titullit, dhe kjo e ka nje shkak e cila eshte mungesa e produktivitetit ne loje.

Mendoj se barazimi me Kastriotin dhe sidomos humbja me Lacin ishin rezultate fatale ku kane ndikuar negativisht ne humbjen e besimit dhe ne renien morale te ekipit shkodran, pasi ato nderprene rreptesisht serine e rezultateve pozitive.

Qe prej atyre ndeshjeve, ekipi nuk eshte pare me te beje loje te bukur dhe te krijoje supermaci ndaj kundershtarit duke i lejuar qe me gabimet e veta rivalet te afrohen me pike ku distanca aktuale ka shkuar tanime ne 1 pike.

Nuk perjashtohet qe mungesa e rezultateve mund te kete ndikuar edhe ne zgjedhjet teknike te trajnerit Brdaric. Eshte pare se ne te shumten e ndeshjeve, trajneri gjerman ka aplikuar nje formacion me te njejtet lojtare dhe ato mund te kene ndjere nje fare lodhje per shkak te aktivizimeve te shumta.

Ne kete aspekt, numri 1 i pankines shkodrane duhet ti jape mundesi aktivizimi edhe lojtare te stolit, vecanterisht atyre qe jane afruar se fundmi ne merkaton e janarin, pasi kjo pike do ishte nevralgjike pasi ekipi do fitonte me shume freski dhe force. Por ne futbollin aktiv njihen dhe ulje ngritjet ne formen sportive te lojtareve dhe kesaj rradhe i ra per hise Vllaznise te vuaje pasojat.

Padyshim qe kete po e vuajne jashtezakonisht ana me e dashur e kesaj Vllaznie sic jane pjesa e tifozeve. Mendoj se ato nuk duhet te shfaqin pesimizem ne kete moment delikat, perkundrazi duhet te besojne ne te dhe ta mbeshtesin maksimalisht.

Eshte po i njejti ekip qe ishte 11 pike distance dhe qe mori levdata te jashtezakonshme ku natyrisht beri te enderroje nje Shkoder te tere, dhe c’eshte e verteta e etiketuan si ekipi qe po ben lojen me te mire te kampionatit.

Tani perpara eshte ndeshja me Kukesin dhe Vllaznise i nevojitet besim dhe kurajo te rikuperoje shumecka ne lojen e vet dhe te mos e ule “steken” deri ne fund te kampionatit dhe ne te njejten kohe te mos e vonoje ringritjen ne performancat e saj.

Se fundmi, cdo gje e hidhur e ka nje te mire dhe Vllaznia duhet te rikthehet serish aty ku e la…