Mesjava në Kategorinë Superiore solli emocione. Vllaznia u mund sërish, teksa Partizani ngeci në barazim.

Polemika te Kukësi për arbitrimin në humbjen ndaj Laçit, por sa shumë “betejë” edhe te mbijetesa. I ftuar në Skaner është edhe Sulejman Starova, i cili dha mendimin e tij për atë çka pamë.

“5 ekipet janë aty-aty. Fakti që Vllaznia u shkëput, bëri bujë. Tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Unë si specialist them se në këtë kampionat, nuk ka ekip që bën diferenca.

Ka ekipe që kanë oshilacione. Shkodra vuajti atë shkëputje, por do jetë deri në fund pretendente. Vllaznia filloi duke dhënë disa shenja që me Apoloninë.

Unë prisja një Vllazni më të frikësuar në Durrës.  Zëvndësimet i dhanë efekt. Ata do jenë deri në fund aty. Unë pash entuziasëm” – tha ai.