Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, e sheh shumë të vështirë kualifikimin e Shqipërisë në Botërorin 2022. Duke folur për “SuperSport” ai tregoi vështirësitë me të cilat përballet përfaqësuesja aktualisht si dhe “formulën” e suksesit që çoi grupin në Euro 2016.
“Utopike nuk do të ishte se kemi treguar se kemi mundësi të bëjmë gjëra shumë të mira dhe kemi arritur gjëra që janë dukur edhe më të vështira.
Pothuajse në dy skuadrat e vazove të para janë ndër më të mirat. Anglia është shndërruar në një force të vërtetë te skuadrat e para bashkë me emra si Franca e ndonjë tjetër.
Polonia ka një siguri tanimë, ka një lider përpara si Levandovski që po tërheq skuadrën me vete. Hungaria ka arritur të kualifikohet në Europian dhe po gjen rilindje të futbollit me disa yje që po dalin. Nuk do të jetë e lehtë.
Nëse kalojmë një nga këto kundërshtarë sipër do të ishte diçka fantastike. Vendi i dytë do të ishte tepër i mirë, por do të jetë shumë e vështirë.
Kishte lojtarë që ishin të rinj kur shkuam në Europian, janë rritur e kanë njëfarë pjekurie, disa kanë pasur ecuri të jashtëzakonshme dhe po shohim të rinj që po bëjnë mirë e afirmohen. Në përbërje ka lojtarë.
Janë lojtarët e duhet që të formojnë një brumë me 25-26 lojtarë që të fokusohet më shumë drejt rezultatit.
Kanë ardhur të rinj, ka të afirmuar, kemi mundësitë për të bërë shumë mirë. Sa mund të pretendojmë kualifkimin nuk e di, por e sigurt është që me dëshirë të madhe, këta lojtarë të sjellin në Kombëtare edhe një pjekuri që duhet ta tregojmë në momentet e duhura. Kemi mundësi për të bërë shumë mirë.
Kualifikimi në Euro 2016? Mendoj që gjithçka ishte në momentin e duhur dhe është një farë lloj formule e suksesshme, kishte disa vite që ishte formuar grupi. Ekipi ishte fokusuar te një grup i qartë lojtarësh dhe ishte grupi i duhur në ato vite.
Ishte një trajner që u adaptua mirë dhe i mori më të mirën. Patëm mundësi të zgjedhim shqiptarë nga të gjitha kampionatet. Ekipi u shndërrua në një simbol bashkues dhe i zërit të shqiptarëve dhe çdo kompnent ka pasur rëndësi.
Sigurisht ishte pjesa e fushës, por dëshira për të arritur për herë të parë një moment historik, dha një stimul që shkoi përtej fushës. Sidomos kur ishim në kombëtare, ishte një dëshirë për të arritur diçka historike. Këtyre që janë aktualisht u duhet pak kohë për të arritur një mentalitet për të bërë sakrificë për të arritur rezultate, se është e vështirë të përsëritësh sukseset.
Por është ulur mbështetja e masës për ekipin se përfaqësuesja e Kosovës ka rrugëtimin e vet.
Ekipi kombëtar nuk mund të marrë burimin e plotë të lojtarëve, duhet të menaxhojmë disa faktorë që nuk janë si më pare. Por duke pasur shumë shpresë.
Tani duhet të gjejmë mënyrën më të mirë për t’i dhënë mentalitetin që në kombëtare duhet të presim më të mirën.
Për Kosovën bëhet e vështirë për të pretenduar dy vendet e para. Shpresoj që Kosova të lërë poshtë Gjeorgjinë, ka treguar që me Greqinë mund të ballafaqohet e bëjë lojë dinjitoze.
Ka mbaruar edicion për të harruar por nuk është e pamundur të lërë dy kundërshtarë poshtë. Do të ishte një objektiv real”, tha Cana. /vipsport/