Ekipi shkodran MFC Panthers nuk ka arritur dot te kualifikohet per ne çerekfinalet e kampionatit 9×9 qe po organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Fati i saj eshte vendosur nga gjuajtja e penalltive dhe nga pika e bardhe, ato kane mbetur jashte gares tashme.

Perballe tij ka qene ekipi Kastriotit. Shkodranet e drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani ne fakt kane qene shume prane fitores dhe kualifikimit sepse pak minuta para fundit te ndeshjes kane qene ne udheheqje te rezultatit me shifrat 3-1.

Njerin prej golave e ka shenuar sulmuesi Albert Mila ndersa dy te tjeret mbajne firmen e Brendon Smajlit. Por ne fund gjerat kane marre rrjedhe tjeter, ndoshta edhe ngaqe ne rradhet e futbollisteve te MFC Panthers u verejten shenja vetekenaqesie.

Per kete arsye, ekipi “Kastriotet” shenoi dy gola njeri pas tjetrit duke e barazuar ndeshjen ne shifrat 3-3 dhe kjo beri qe te dy ekipet t’i drejtohen penalltive per te percaktuar fituesin dhe ate se kush do te kualifikohej per ne çerekfinale.

Tek penalltite, MFC Panthers nuk ka qene me fat dhe si rrjedhoje eshte mundur me rezultatin 1-3 nga Kastriotet qe avancojne me tej, ndersa per ekipin shkodran kampionati mbyllet ketu./SHKODRA-SPORT.COM/