Trajneri Agim Canaj i skuadrës së Vllaznisë pas fitores 1-0 tha se skuadra duhet që të mendojë për të ardhmen e afërt por edhe për Superioren. “Duhet që të fitojmë finalen e Kupës, pasi është një synim i klub dhe t’ua bëjmë dhuratë tifozëve tanë, – tha trajneri Agim Canaj.

“Sa i përket të ardhmes, e kamë thënë, ky grup duhet që të punojë shumë në çdo ndeshje. Në Superiore është tjetër histori, vërtetë kemi disa lojtarë që kanë eksperiencë në elitë, por atje gara është ndryshe është shumë më e fortë, kështu që duhet nisur sa më parë puna për sezonin tjetër. Ndryshe çdo vonesë do të ketë kosto”, – tha trajneri Agim Canaj.

Ndërkohë, Vllaznia ka nisur përgatitjet për finalen që do të zhvillohet të enjten në Durrës me Bylisin, në orën 16:00, në stadiumin “Niko Dovana”./vipsport/