Agim Canaj, një emër i njohur i futbollit shqiptar me histori si pjesë skuadrës së Dinamos, ka analizuar paraqitjen e bluve në emisionin “Sport News Plus” në “News 24”.

Ish-futbollisti e trajneri i bluve, ka theksuar se tashmë po ndjehen qartësisht pasojat e ndërtimit nga e para të skuadrës kryeqytetase në këtë sezon.

Një Dinamo e kthyer pas 9 vitesh kuptohet që do të kishte vështirësi të mëdha. Por ajo që shohim e bën përshtypje është se nisi me objektiv për të luftuar për kreun.

Por mënyra e ndërtimit të një skuadre nga fillimi në fund tashmë po jep efektet negative se menduam se ne 3-4 ndeshje kjo Dinamo do të kishte vazhdimësi pozitive të rezultateve.

Por po shohim që ka disa ndeshje jo që pëson shumë, por është e turbullt në të gjitha situatat në fazat mbrojtëse, sulmuese, e kompletimit si skuadër dhe mendoj se ka ardhur momenti që Dinamo po lëkundet. Duhet të kthehet me këmbë në tokë dhe të shohë se çfarë do të rregullojë. E shoh që shumë tifozë janë të dekurajuar, nga ajo dëshirë e madhe e mungesës.

Ajo që ka rëndësi është që nuk ka një dinamovit në të gjithë stafet e Dinamos për të transmetuar eksperiencën. D i ka, po nga D e shkrimit ka dalë me një D të madhe… Por kam shpresë se ka në gjirin e vet lojtarë.

Ajo që do ta them me të madhe, një skuadër që humb personalitetin është dramatike në aspektin sportiv, por nuk është fundi i botës. Por të vjen keq se në 3 ndeshje ka pësuar 15 gola dhe nuk ka bërë vaki që të marrë kaq shumë gola në një fazë të vetme që kur u krijua”, tha Canaj.