Sulmuesi shkodran Sindrit Guri vazhdon te shenoje per Shkendine e Tetoves. E ka bere edhe pasditen e sotme ne ndeshjen ndaj Pelister kur shenoi golin e pare per skuadren e tij.

Ne fakt ka qene ekipi i Pelisterit qe kaloi i pari ne avantazh ne minuten e 43-te dhe goli i Gurit i solli barazimin Shkendise, para se Krivak te shenonte golin e dyte dhe te fitores ne minuten e 86-te.

Goli i sotem ka qene i 5-ti per ish- sulmuesin e Vllaznise ne 9 ndeshje te luajtura ne kampionatin e Maqedonise se Veriut nderkohe qe ka dhene edhe dy asiste.

Me golat dhe paraqitjet e tij, Guri po e ndihmon Shkendine e Tetove te ngjitet ne vendet e para te renditjes, pas atij fillimi jo te mire te kampionatit. Pas ndeshjeve te sotme ajo eshte e pozicionuar ne vendin e trete me 8 pike larg Shkupit te vendit te pare./SHKODRA-SPORT.COM/