Opinion nga Dritan Gjyrezi
Zgjedhja e trajnerit Canaj për të drejtuar Vllazninë, mendoj se ka qenë zgjedhja e duhur. Ai e njeh Shkodrën, Vllazninë e po ashtu, brez I ri që ai pëlqen, ka nevojë për eksperiencë edhe motivim! Lojtarët e Vllaznisë nuk janë më pa eksperiencë, janë rreth 20-21 vjeç dhe janë në gjendje të japin më të mirën, me ndonjë ndërthurje edhe me më veteranët, ky ekip ka energji për të ecur. Besimi te shkodranët do jetë avantazh sepse lojtarët do kërkojnë të justifikojnë veten.
Bashkia po ashtu duhet të jetë e qëndrueshme në vendimet e saj, sepse mosqëndrushmëria krijon pasiguri dhe automatikisht josukses. Sukseset e Vllaznisë në kohën e Fushajt vinin pikërisht nga stabiliteti dhe kjo gjë duhet të përsëritet. Duhet mbështetje e fortë e Vllaznisë edhe nga ana e biznesit në këto momente, sepse Vllaznia është një vitrinë e mirë edhe për të me aq shumë sportdashës sa ka. Qëndrushmëria e ekipit me elementin e ri rikthen përsëri merkato për talentet e Vllaznisë sepse krijojnë edhe siguri në vetë futbollistët. Mendoj se është koha që sportdashësit të mbështesin Vllazninë, e jo të kritikohet në këto moment. Ajo që ka nevojë Vllaznia aktualisht është vetëm mbështetja. Edhe nga mediat. Në kontaktet e fundit me drejtuesit, kam vënë re përpjekje të shumta të drejtuesve të Bashkisë edhe të klubit për ndërtimin e ekipit dhe tërheqjen e donatorëve. Besoj se do ia arrijnë. Fakti që Vllaznia është edhe anëtare e ECA, do të thotë se me talente të tilla, kjo skuadër ka mundësi të promovojë futbollistëte e saj të rinj të turne të ndryshëm ndërkombëtar që mund të zhvillohen me ekipe të tjera prestigjioze, anëtare të kësaj shoqate dhe në këtë mënyrë, edhe arka e klubit do mbushej sepse Vllaznia ka treguar që nxjerr lojtarë të rinj të talentuar për të luajtur edhe në Europë. Prandja duhet shumë kujdes në këtë periudhë. Mbi të gjitha mbështetje për këta djem të rinj sepse e ardhmja është e tyre padyshim dhe jo e shumë futbollistëve të huaj që kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë në futbollin shqiptar pa lënë asnjë gjurmë.