Koinçidencë e madhe. Si për meshkuj ashtu edhe për femra, Vllaznia është mundur nga Flamurtari me të njëjtin rezultatin 69-80. Nëse djemtë kanë humbur në Shkodër, ndryshimi është se vajzat janë mundur në transfertë dhe kjo ndoshta ishte e pritshme.Perioda e para e ndeshjes është mbyllur 23-17 në favor të vajzave vlonjate të cilat në periodën e dytë vihen disi në vështirësi nga shkodranet. Këta të fundit kanë fituar 17-13 dhe mbyllin 20 minutat e para të ndeshjes me vetëm 2 pikë disavantazh. Edhe perioda e tretë është shumë e barabartë dhe kemi rezultatin 21-19 për Flamurtarin që fiton edhe periodën e katërt në shifrat 23-16 dhe krejt ndeshjen 80-69.Vllaznia edhe pas kësaj humbje, vazhdon të mbajë vendin e pestë në tabelën e renditjes.

www.shkodrasport.com